Qëllimi kryesor i këtij mjeti është të lehtësohet identifikimi i personave me nevoja të veçanta procedurale dhe/ose të pranimit, në kohën e duhur. Ai mund të përdoret në çdo fazë të procedurës së azilit dhe në çdo fazë të procesit të pranimit. Ky është një mjet mbështetës praktik për zyrtarët e përfshirë në procedurën e azilit dhe pranimit dhe nuk nënkupton njohuri eksperte në fushën e mjekësisë, psikologjisë ose lëndëve të tjera jashtë procesit të azilit.