Treguesit e nevojave të veçanta

Shënoni treguesit relevantë në bazë të mendimit tuaj. Ky mjet është dizajnuar për t'ju mbështetur, pa nevojë të njohurive eksperte mjekësore ose të tjera.

nën 18
të moshuarit

femër
mashkull

lezbike
homoseksual
biseksual
trans
interseksual

i shoqëruar (fëmijë)
i pashoqëruar (fëmijë)
prind i vetëm i shoqëruar nga një ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeç

shenjat fizike:
lëndime në dukje si rezultat i sulmeve apo masave kontrolluese
shenja të dukshme sëmundjeje
lëndime të lidhura me punën për shkak të masave të këqija për shëndetin dhe sigurinë
tatuazhe ose shenja të tjera që tregojnë pronësinë e shfrytëzuesve

problemet e diagnostikuara shëndetësore
simptomat e problemeve shëndetësore:

aftësitë e kufizuara që kufizojnë funksionimin fizik të gjymtyrëve, kockave të vogla ose aftësitë kryesore motorike.
dëmtim i shikimit
dëmtim i dëgjimit
dëmtimi i të folurit
aftësia e kufizuar intelektuale
probleme të ndryshme nëse klasifikohen si aftësi të kufizuara sipas legjislacionit kombëtar:

sëmundjet seksualisht të transmetueshme
lëndimet e natyrës seksuale
simptomat gjinekologjike të tilla si infeksionet urinare ose vaginale, inflamacioni ose dhimbja ose gjakderdhja e çrregullt e legenit
mosfunksionimi seksual
gjymtimi gjenital i femrës (FGM)

shtatzënia (duke përfshirë periudhën menjëherë pas shtatzënisë)

Çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD)
Çrregullimi i stresit akut (ASD)
Çrregullime të stresit ekstrem, të paspecifikuara ndryshe (DESNOS)
depresioni (i diagnostikuar)
psikoza
çrregullimi i ankthit
çrregullime të tjera mendore të diagnostikuara

sjellje impulsive
ndryshime të mëdha në oreks dhe/ose humbje/shtim i dukshëm në peshë
mungesë kujdesi vetjak dhe paraqitjeje sociale
e folur e çrregullt ose mungesë e të folurit
sjellje jokarakteristike, tipike
episode psikotike
sjellje me rrezikshmëri të lartë
tendencë për të lënduar veten
abuzim me substanca
vartësi/obsesione

apati
nivele të larta gjendjeje të ngacmuar:
mbindjeshmëri e theksuar
fobi
luhatje të gjendjes emocionale (ndryshime të shpejta ose dramatike të ndjenjave)
gjendje depresive
mpirje emocionale
frikë dhe humbje e sensit të sigurisë
mendime vdekjeje dhe vetëvrasjeje
lodhje

çrregullime të gjumit
konfuzion dhe çorientim
vështirësi në përqendrim
ripërjetim i një ngjarjeje traumatike:
shmangie e stimujve që lidhen me traumën:

ndryshim personaliteti
ndjenja faji
ndjenja turpi
ndjesi mungese shprese
ndjesi pavlefshmërie
bindje të pazakonta ose të ekzagjeruara rreth fuqive personale
imazhi i dëmtuar i vetvetes:

mungesë besimi te të tjerët
mungesë besimi dhe/ose frikë nga autoritetet
tërheqje nga të tjerët dhe mbyllje në vetvete
shmangie e individëve me të njëjtin sfond kulturor
shmangie e bashkëveprimit me pjesëtarë të të njëjtit seks
mosfunksionime familjare dhe ndërprerje
vështirësi për t’u kujdesur për një foshnjë
ndjesi frike dhe emocionale rreth familjes apo personave nën varësi
veprime sikur të udhëzohej nga dikush

origjina nga një vend ku dihet se kryhen tortura
origjina nga një vend ku dihet se është e përhapur dhuna për shkak të konfliktit të armatosur
origjina nga një vend ku gjymtimi gjenital i femrës (FGM) është praktikë tradicionale
origjina nga një vend ku dihet se është e zakonshme dhuna seksuale dhe gjinore (SGBV)
origjina nga një vend ku dihet se është i zakonshëm diskriminimi gjinor
origjina nga një vend ku dihet se veprojnë aktualisht trafikuesit

përjetimi i dhunës
dikush ka përfituar nga situata personale e individit:
sjellje bullizmi ndaj një individi
shmangie e pjesëtarëve të së njëjtës kulturë
izolimi nga familja ose grup tjetër i afërt

mungesë njohurie rreth zonës ku individi jeton duke marrë në konsideratë kohëzgjatjen e qëndrimit
njohuri e kufizuar e vendit pritës duke marrë në konsideratë kohëzgjatjen e banimit atje nga individi
kuptimi i gjuhës i kufizuar me fjalorin që lidhet me një situatë shfrytëzimi
personi (normalisht femër) ka qenë për një periudhë të konsiderueshme kohe në vendin pritës përpara aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare
një aplikues femër ka fëmijë të ngjizur në vendin pritës/një vend tjetër anëtar, por babai i fëmijës nuk është pjesë e aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare ose marrëdhënia me partnerin nuk duket e sinqertë
një i mitur i pashoqëruar ose i rritur vulnerabël i rishfaqur që është zhdukur nga procedura e azilit nuk arrin të japë detaje të mjaftueshme të vendeve se ku ka qenë apo se çfarë ka bërë
borxhi i personit dhe/ose familjes së tij/saj për të financuar udhëtimin
varësi ndaj të tjerëve për aktivitetet e jetës së përditshme

Nevojat e veçanta

Zgjidhni kategorinë/kategoritë që ju dëshironi të eksploroni më tej.
Nëse ju keni shënuar ndonjë tregues, numri i treguesve relevantë do të paraqitet pranë kategorisë përkatëse.

Categories

Mbështetje

Këtu ju mund të gjeni udhëzime të përgjithshme se si trajtohen nevojat e veçanta të kërkuesit.
Zgjidhni fazën që ju dëshironi ta shqyrtoni.

Phases
Selected indicators is required.