Si përdoret ky mjet?

Kush duhet të përdorë këtë mjet?

Zyrtari përgjegjës

"Zyrtari përgjegjës" është termi përdorur në një mënyrë të përgjithshme për të përfshirë të gjithë zyrtarët, të cilët mund të jenë potencialisht të përfshirë dhe të ndërveprojnë me një kërkues për mbrojtje ndërkombëtare. Kjo mund të përfshijë rojet kufitare, nëpunësit e policisë, nëpunësit e regjistrimit, nëpunësit e pranimit, punonjës socialë, zyrtarët e rastit të autoritetit vendimmarrës etj. Mjeti është dizajnuar për ata që nuk kanë njohuri të eksperte në mjekësi, psikologji, trafikimin e qenieve njerëzore apo fusha të tjera të ngjashme. Prandaj, në rast të shume kategorive të nevojave të veçanta, identifikimi i bazuar në këtë mjet ka një karakter paraprak dhe duhet konfirmuar nga një specialist. Për më tepër, megjithëse mjeti i referohet një oficeri përgjegjës të vetëm, një qasje multidisiplinare në çështjet e identifikimit dhe përkrahjes, e cila përfshin ekspertë nga fusha të ndryshme, mund të promovohet si një praktikë e mirë.
 
Ne kemi dizajnuar mjetin kryesisht për zyrtarët BE+, por ai mund të jetë i përdorshëm për ndonjë zyrtar tjetër që vjen në kontakt me kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare.

Si përdoren seksionet e ndryshme të mjeti?

Ka disa mënyra të ndryshme për të përdorur mjetin IPSN, në varësi nga rasti në fjalë, informacioni që e keni siguruar tashmë dhe qëllimi juaj.
 
Mjeti IPSN fokusohet në identifikim. Prandaj, përdorimi i treguesve është zakonisht hapi juaj i parë. Atëherë ju do të kryeni një vlerësim në bazë të informacionit shtesë që keni në lidhje me rastin, njohurive dhe përvojës suaj, duke zgjedhur midis kategorive të përcaktuara të personave me nevoja të veçanta që ju keni parasysh ("hapi 2"). Në varësi nga roli juaj në sistemin e azilit ose nga interesi juaj në një rast konkret, ju mund të zgjidhni një ose më shumë faza mbështetjeje ("Hapi 3").
 

Në mënyrë alternative, ju mund të aksesoni përmbajtjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nën "nevoja të veçanta".
 
Për të siguruar udhëzime nën "mbështetje", ju duhet të zgjidhni fazën përkatëse dhe një ose më shumë kategori, për shkak që masat e përshkruara janë të adaptuara për çdo kategori.
 
Për më shumë informacion mbi seksionet e ndryshme shihni më poshtë.
 

Si përdoren treguesit?

'Hapi 1'
 
Përdorimi i treguesve është normalisht "hapi juaj i parë" në zbatimin e mjetit IPSN, përveç rastit kur nevojat e veqanta janë identifikuar tashmë dhe ju doni të aksesoni në mënyrë të drejtpërdrejtë informacion shtesë lidhur me një kategori dhe/ose fazë mbështetjeje.
 
Për të lehtësuar procesin e identifikimit, treguesit janë grupuar sipas kategorive (siç janë mosha, gjendja familjare, treguesit psiko-socialë, treguesit mjedisorë etj.) dhe në disa raste sipas nën-kategorive. Çdo tregues lidhur me një ose më shumë kategori të personave me nevoja të veçanta.
 
Ju duhet të zgjidhni sa më shumë tregues, të cilët ju konsideroni që zbatohen në rast të një kërkuesi individual, në bazë të vërejtjeve tuaja dhe informacioneve të tjera të disponueshme. Disa tregues mund të zbulohen shumë lehtë në etapat e hershme të procesit, ndërsa tregues të tjerë bëhen të dukshme vetëm në një fazë të mëvonshme (p.sh. kur një sëmundje e rëndë është diagnostikuar) ose identifikohen me vështirësi (p.sh. përkeqësimi i shëndetit mendor të kërkuesit). Për këtë arsye, mjeti duhet të rishqyrtohet kur tregues të rinj bëhen të dukshme.
 
Treguesit psiko-socialë: Duhet theksuar se treguesit që gjenden në seksionin "treguesit psiko-sociale" nuk do t'ju mundësojnë të bëni një diagnozë klinike. Si në rastin e treguesve të tjerë, ju duhet të zgjidhni lirisht treguesit që ju konsideroni të zbatueshëm vetëm në bazë të mendimit tuaj dhe përvojës suaj në punën me kërkuesin e mbrojtjes ndërkombëtare: P.sh. A është personi i deshperuar, në krahasim me të tjerët, ose është i tërhequr dhe shmang kontaktin me të tjerët ? etj. Në bazë të këtij identifikimi paraprak, ju mund të përcaktoni nëse kërkuesi duhet referuar për vlerësim dhe ndihmë të mëtejshme.
 
Treguesit nuk janë në asnjë mënyrë një listë pyetjesh që zyrtari përgjegjës duhet t'i bëjë kërkuesit në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkon. Ju mund të shihni seksionet për "provat" për më shumë informacion se si mund të zbulohen treguesit.

Çfarë përmban seksioni për "nevoja të veçanta"?

 

Secila nga kategoritë e nevojave të veçanta ka një seksion hyrës "lidhur me këtë kategori", i cili ofron kontekst lidhur me kategorinë dhe informata të tjera të përgjithshme relevante për identifikimin e nevojave të veçanta që personi në fjalë mund të ketë gjatë procedurës së azilit. Pastaj ka një seksion, ku listohen të gjithë treguesit lidhur me nevojat e veçanta, dhe pas kësaj një seksion tjetër mbi provat relevante që mund të jenë të disponueshme (për shembull, një deklaratë personale ose një dëshmi mjekësore). Në rezultate, do t'ju sugjerohet që ka kategori të tjera të lidhura ngushtë me ato që ju keni shënuar dhe, prandaj, ndoshta mund në shtohen ose të merren parasysh.
 
"Hapi 2"
 
Numri i treguesve të shënuar do të shfaqet pranë kategorisë (kategorive) të personave me nevoja të veçanta, me të cilën (cilat) janë të lidhur. Pas kësaj, ju duhet të kryeni vlerësimin e mëtejshëm të kategorive që mund të jenë relevante për një kërkues specifik. Ndoshta ju do të përjashtoni disa kategori në bazë të informacionin shtesë të disponueshëm në dosjen e rastit. Sigurisht, numri i treguesve të shënuar nuk përfaqëson një masë të drejtpërdrejtë të relevancës, sepse treguesit kanë rëndësi të ndryshme që nuk reflektohen në mjet. Për shembull, treguesi "(fëmijë) e pashoqëruar" është një tregues shumë i qartë, i cili tregon që kërkuesi është një i mitur i pashoqëruar. Megjithatë, treguesit "shenja ankthi' dhe "shqetësime të gjumit" nuk do të thonë domosdo se kërkuesi i është nënshtruar torturës, përdhunimit ose formave të tjera të rënda të dhunës psikologjike, fizike apo seksuale, megjithëse numri pranë këtyre kategorive do të jetë më i madh sesa në shembullin e mëparshëm. Vlerësimi i mëtejshëm duhet të kryhet në shumë raste, me ndihmë të mjeteve në dispozicion të zyrtarit përgjegjës dhe potencialisht përmes referimit te një specialist.
 
Pasi keni kryer vlerësimin e "hapit 2 ', ju mund të shënoni kategoritë që ju konsideroni relevante për marrjen e informacioneve të mëtejshme.
 
Qasja e drejtpërdrejtë
 
Në disa raste, identifikimi i nevojave të veçanta është kryer tashmë dhe ju mund të aksesoni kategoritë përkatëse, duke i shënuar.
 

Çfarë përmban seksioni i "mbështetjes"?

Pasi keni zgjedhur kategorinë që ju intereson, ju mund të zgjidhni edhe fazën/fazat përkatëse, me qellim për të marrë udhëzime të shkurtra lidhur me masat e mundshme të garancive procedurale të veçanta dhe/ose mbështetjes në procesin e pranimit:

Çdo fazë përfshin veprime të ndryshme (p.sh. ndryshime në dhomën për intervista personale, referimi në shërbimet mjekësore) që zyrtari përgjegjës duhet t'i marrë parasysh. Veprimet që kryhen me ndihmë të këtij mjeti nuk janë përfundimtare dhe ndoshta ka nevojë për zgjidhje individuale. Megjithatë, udhëzimet e shkurtra në këto seksione janë treguese për atë që duhet konsideruar si në përputhje me standardet relevante të BE-së.
 
Megjithëse mbështetja në procesin e pranimit vendoset së bashku me hapat proceduralë, duhet theksuar se pranimi nuk është një hap i vetëm dhe që mbështetja në procesin e pranimit është relevante gjatë të gjithë hapave proceduralë.