Rreth këtij mjeti

 

Pse është zhvilluar ky mjet?

Qëllimi kryesor i këtij mjeti është të lehtësohet identifikimi i personave me nevoja të veçanta procedurale dhe/ose të pranimit, në kohën e duhur. Ai mund të përdoret në çdo fazë të procedurës së azilit dhe në çdo fazë të procesit të pranimit.
 
Ky mjet është një platformë interaktive, e cila ju mundëson te identifikoni nevojat e veçanta, duke zbuluar disa indikatorë që ju mund të vëreni ose të gjeni në bazë të provave (informacion në kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare, raporte mjekësore, deklaratat e bëra gjatë intervistës personale etj.). Përveç treguesve të identifikimit, mjeti sugjeron udhëzime të përgjithshme lidhur me garancitë procedurale të veçanta dhe mbështetjen në procesin e pranimit, të cilat mund t'i ofrohen kërkuesit në kontekstin e BE-së. 
 
Ky mjet është hartuar për të mbështetur Shtetet Anëtare në zbatimin e detyrimeve të tyre në bazë të  të Direktivës për Kushtet e Pranimit (2013/33EU) të rishikuar  dhe Direktivës për Procedurën e Azilit (2013/32 / EU):
 
► Identifikimi duhet të kryhet brenda një periudhe të arsyeshme kohore pas paraqitjes së kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare dhe duhet të jetë një proces i vazhdueshëm (Neni 22 i RCD-së së modifikuar dhe Neni 24 i APD-së së modifikuar). 
 
 ► Shtetet Anëtare janë në detyrë të marrin parasysh situatën specifike të kërkuesve me nevojë për mbështetje të veçantë në procesin e pranimit (Neni 21 i RCD-së së modifikuar) dhe garanci procedurale të veçanta (Parafrazimi i neni 29 i APD-së së modifikuar).
 
Mjeti mund të inkorporohet nga Shtetet Anëtare në kornizën e një mekanizmi më të plotë të identifikimit. Modalitetet e përdorimit të tij varen nga organizimi dhe nevojat në nivel kombëtar.
 

Si mundet t'ju mbështesë ky mjet në punën tuaj të përditshme?

Në të gjitha rastet, edhe në qoftë se nuk ka nevojë të dukshme, identifikimi dhe vlerësimi i nevojave të veçanta duhet të kryhen në bazë individuale. Ky mjet është i dizajnuar për të siguruar mbështetje praktike në këtë proces individual të identifikimit. Qëllimi i tij nuk është ndarja e kërkuesve në kategori të veçanta ose ofrimi i një përgjigjeje të përgjithshme për të gjitha nevojat e veçanta të mundshme, por udhëzimi i përdoruesit nëpër procesin, me të cilin ai mund të sigurojë që një përgjigje individuale të përshtatshme është ofruar për nevojat e veçanta të çdo kërkuesi.
 
Në varësi nga nevojat tuaja si përdorues dhe nga fakti që identifikimi është kryer tashmë apo jo, ju mund të përdorni treguesit ose të qaseni në mënyrë të drejtpërdrejtë në kategorinë përkatëse dhe në fazën e veçantë të mbështetjes që ju intereson.
 
Një raport i printueshem: Nëse jeni të kënaqur me rezultatet e identifikimit dhe me informacionin që keni marrë, ju mund të ruani ose të shtypni një raport që përmbledh të dhënat e identifikimit dhe përshkruan veprimet potencialisht të nevojshme. Para shtypjes ose ruajtjes së fajlit si PDF, ju mund të shtoni shënimet tuaja, në mënyrë që raporti do të jetë  pjesë integrale e dosjes së kërkuesit. Shënimet që ju keni futur nuk do të përpunohen ose të ruhen në mjetin në linjë dhe do të mbrohen nga ndonjë ndërhyrje.
 

Cili është qëllimi i këtij mjeti?

Treguesit
 
Ky mjet ofron një platformë interaktive për identifikimin e nevojave të veçanta në kontekstin e azilit. Ai merret kryesisht me nevojën për të identifikuar nevojat e veçanta në bazë në treguesve kryesorë të grupuara në kategoritë e mëposhtme.
 

Nevojat e veçanta
 
Kategoritë e personave me nevoja të veçanta që parashikohen në këtë mjet përfshijnë kategoritë e përmendura shprehimisht në Nenin 21 të RCD-së së modifikuar, si edhe dy kategori të shtuara në bazë të të dhënave të mbledhura në lidhje me praktikat e sotme BE+: kërkuesit LGBTI dhe njerëzit me nevoja të veçanta lidhur me gjininë. Mjeti njeh kufizimet e çdo zhvillimi të tillë dhe pranon se nevoja të veçanta mund të ekzistojnë edhe jashtë kategorive të caktuara. Për shembull, kërkuesit analfabetë kanë nevojë për ndihmë procedurale të veçantë dhe ndoshta edhe për mbështetje në procesin e pranimit. Megjithatë, ata nuk trajtohen si një kategori specifike e personave me nevoja të veçanta. Mjeti njeh dhe merr parasysh se, në rast të disa kërkuesve, nevojat e veçanta u përkasin më shumë së një kategorie. Për shembull, një vajzë e mitur që vjen me familjen e saj mund të jetë viktima e gjymtimit gjenital femëror. Nëse ju keni shënuar treguesit përkatës, mjeti do të theksojë dy kategori: "I mitur i shoqëruar" dhe "Person që u është nënshtruar formave të tjera të rënda të dhunës psikologjike, fizike dhe seksuale".
 
Mbështetje
 
Për më tepër, mjeti u referohet fazave të caktuara procedurale, si edhe mbështetjes në procesin e pranimit, duke ofruar udhëzime të përgjithshme. Megjithëse pranohet që nevojat e veçanta nuk pushojnë së ekzistuari me mbarimin e procedurës së parë të azilit, për arsye praktike mjeti parashikon mbështetje vetëm deri në atë moment. Për më tepër, ai merret me implikimet e nevojave të veçanta lidhur me çështjen e besueshmërisë, por nuk thellohet në procesin vendimmarrës ose në trajtimin e nevojave të veçanta si bazë potenciale për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare. Ai fokusohet vetëm në garancitë procedurale dhe në mbështetjen në procesin e pranimit.
 

Si është zhvilluar ky mjet?

Ky mjet praktik është zhvilluar në kornizë të procesit të Matricës së Cilësisë EASO. Në pajtim me metodologjinë e Matricës së Cilësisë, zhvillimi i mjetit bazohet në kartografimin gjithëpërfshirës të praktikave të sotme BE+, mjetet ekzistuese dhe mekanizmat e identifikimit.
 
Mjeti është zhvilluar nga një Grup Pune i përbërë nga ekspertë kombëtarë nga fusha e procedurës së azilit dhe pranimit, duke përfshirë ekspertë nga Belgjika, Bullgaria, Malta, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe me kontributin fillestar të vlefshëm të Grupit të Referencës, duke përfshirë Komisionin Evropian , Komisionerin e Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Këshillin Evropian për Refugjatët dhe Mergimateret (ECRE). Lidhur me projekt materialin janë mbajtur konsultime të mëtejshme me Grupin e Referencës të Cilësisë EASO dhe me anëtarët e interesuar të Forumit Konsultativ EASO. Për më tepër,  të gjitha Shtetet Anëtare janë konsultuar para perfunduar të mjetit dhe vleresimet e tyre janë marrë në konsideratë, për të siguruar që ky mjet është i përdorshëm në kontekste kombëtare të ndryshme.
 
Duam t'i falënderojmë ekspertët kombëtarë dhe të gjitha organizatat, që kanë marrë pjesë në këtë konsultim, për ndarjen e ekspertizës së tyre, si edhe për kontributin e tyre në këtë zhvillim aq të rëndësishëm: Shoqata Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (AEDH), Asylum Aid, Këshilli Belg për Refugjatët , Caritas International, ECRE, Këshilli Grek për Refugjatët, Shoqata Ndërkombëtare e Lesbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve, Transeksualëve dhe Interseksualëve (ILGA), Rrjeti Ndërkombëtar për Analizimin, Komunikimin dhe Transformimin e Fushatës kundër FGM/C (INTACT), Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM ), Këshilli Ndërkombëtar për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (IRCT), Shërbimi Jezuit për Refugjatët Malta (JRS), Organizata Norvegjeze për Azilkërkuesit (NOAS), Kryqi i Kuq, Save the Children, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), UNHCR dhe Komisioni Evropian.
 

Si lidhet mjeti me sistemet kombëtare?

Mënyra në të cilën mjeti është dizajnuar në pjesën e saj kryesore - identifikimi - është pergjithesisht e aplikueshme në çdo kontekst. Ai reflekton elementet që mundësojnë identifikimin e nevojave të veçanta të njeriut, të cilat nuk ndryshojnë nga shteti në shtet.
 
Pjesa mbi garancitë procedurale të veçanta dhe mbështetjen në procesin e pranimit merr parasysh se sistemet kombëtare mund të ndryshojnë dhe se modalitetet e veçanta të ndihmës mund të ndryshojnë në shtetet e ndryshme të BE-së. Mjeti jep udhëzime të shkurtra dhe të përgjithshme në këto raste, duke e referuar përdoruesin në praktikën kombëtare.

Si lidhet mjeti me mjete të tjera mbështetëse te EASO-se?

Duhet theksuar se ky mjet praktik nuk mund të zëvendësojë në asnjë mënyrë nevojën për trajnime dhe përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me nevojat potencialisht të veçanta në kontekstin e azilit.
 
Trajnimi është vendimtar për të siguruar që zyrtari përgjegjës është në gjendje të identifikojë në kohën e duhur dhe të merret në mënyrë të efektshme me nevojat e veçanta të kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare. Për këtë arsye, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë trajnim përkatës për aktorët e ndryshëm që mund të jenë në kontakt me kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare gjate  procedurës së azilit.
 
Si në rastin e të gjitha mjeteve të mbështetjes praktike EASO-se, mjeti IPSN bazohet në standardet e përbashkëta të CEAS-it dhe në praktikat e mira të identifikuara. Ai është krijuar me qëllim për të ofruar mbështetje praktike në terren dhe duhet parë si plotësues i mjeteve të tjera të disponuesme, siç janë trajnimet, mjetet dhe udhëzimet e tjera praktike, informacion për vendin e origjinës etj.per gjat hartimit te permbajtjes se tije i eshte kushtuar shume rendesi hartimit te permbajtjes se tije   . Në veçanti, mjeti është ndërtuar në përputhje me modulet përkatëse kurrikulare të trajnimit EASO, siç janë "Gjinia, identiteti gjinor dhe orientimi seksual", "Intervistimi i njerëzve të cenueshem" dhe "Intervistimi i fëmijëve" dhe është i integruar me modulin e trajnimit "Pranimi". Gjithashtu, mjeti IPSN është në përputhje dhe referim të drejtpërdrejtë me Udhëzimet Praktike të disponueshme për publikun, lidhur me Intervistën Personale dhe Vlerësimin i Provave, në kuadër të "Koleksionit të Udhëzimeve Praktike EASO".