Shënime të përgjithshme

Identifikimi në kohë të duhur

Në përgjithësi, kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare janë në një situatë të cenueshme, duke pasur parasysh pasigurinë e statusit të tyre në një vend të huaj. Megjithatë, ka kërkues që do të aplikojnë për mbështetje të veçantë të mëtejshme, e cila do t'u mundësojë të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në procedurën e azilit. Një vajzë që ka përjetuar dhunë seksuale do të ketë vështirësi për të folur haptas para një Polici Kufitar dhe vesh një uniform; ose një person që i është nënshtruar torturës mund të mos jetë në gjendje të japë detajet të përvojës së tij/saj për shkak të efekteve të traumave në kujtesën e tij/saj; ose një kërkues me aftësi të kufizuara të dëgjimit mund të mos jetë në gjendje që të dëgjojë zyrtarin e rastit dhe përkthyesit. Rrjedhimisht, këta kërkues mund të kenë nevojë për kohë, mbështetje dhe shërbime që të paraqesin kërkesën e tyre në mënyrë të efektshme.
 
Në fazat e para të kontaktit me kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, zyrtarët përgjegjës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në proces duhet të jenë të vetëdijshëm për nevojat e veçanta të mundshme. Treguesit dhe nevojat e veçanta duhet të regjistrohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo ato zbulohen, dhe ky informacion duhet t'u komunikohet organizatave/zyrtarëve përkatës me qëllim që ata të sigurojnë garancitë dhe mbështetjen e nevojshme.

Çështja e ndalimit

Një aspekt tjetër e përgjithshme që duhet përcaktuar është që në kontekstin e Direktivës së modifikuar për Kushtet e Pranimit, ndalimi duhet të përdoret vetëm si mjeti i fundit për ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare dhe vetëm kur ai provohet i nevojshëm në bazë të vlerësimit individual të çdo rasti dhe në qoftë se alternativat e tjera më pak shtrënguese nuk mund të zbatohen në mënyrë të efektshme. Në rastin e personave me nevoja të veçanta, ndalimi duhet të marrë parasysh se nevojat e tyre të veçanta duhet të plotësohen dhe se shëndeti i tyre, duke përfshirë shëndetin mendor, duhet të jetë shqetësimi kryesor i autoriteteve kombëtare (Neni 11 i RCD-së së modifikuar).
 
Pa cenuar sa më sipër, mjeti parashikon garanci të veçanta që duhen zbatuar në rast se ndalohet në kërkues me nevoja të veçanta.

Privatësia/konfidencialiteti

Një nga aspektet më të rëndësishme të mjetit është regjistrimi dhe komunikimi i informacionit relevant për identifikimin e personave me nevoja të veçanta. Duhet theksuar që informacioni i mbledhur gjatë këtij procesi mund të ketë një karakter privat dhe/ose konfidencial. 
 
Privatësia i referohet lirisë nga ndërhyrjet në çështjet personale dhe informacioni personal të njeriut (p.sh. ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale).
 
Konfidencialiteti i referohet trajtimit te informacionit. Kur informacioni mbahet në mirëbesim dhe, për këtë arsye, është konfidencial, ai mund të ndahet vetëm me organizata të autorizuara dhe në qoftë se lejohet nga legjislacioni kombëtar. Informacioni që mund të ndahet me të tjerët kufizohet në informacion e nevojshëm që ato palë të kryejnë detyrat e veta.  Nëse ligji nuk e lejon, mbajtësi i informacionit do të jetë në detyrë të marrë pëlqimin e individit që të ndajë këtë informacion me një organizatë tjetër (p.sh. informacioni personal që ndahet, për shembull, me një avokat, mjek, ose psikolog nuk mund t'u zbulohet në përgjithësi palëve të treta pa miratimin e shprehur të klientit/pacientit). 
 
Masat për mbrojtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit duhen zbatuar  në trajtimin e informacionit, në përputhje me praktikën kombëtare.
 
Pas marrjes së rezultate, ju mund të shtypni një raport ose ta ruani në formë të një fajli pdf. Para shtypjes/ruajtjes, ju mund të bëni shënime drejt në raport, duke përfshirë një referim në rastin dhe shënime për masat e identifikimit dhe/ose mbështetjes. Shënimet që ju keni futur nuk do të përpunohen ose të ruhen në mjetin në linjë dhe do të mbrohen nga ndonjë ndërhyrje. Ato do të shtypen se bashku me raportin ose të ruhen në versionin pdf pas eksportimit të fajlit.