Aftësia e kufizuar intelektuale karakterizohet nga kufizime të konsiderueshme në aftësitë e përditshme sociale dhe praktike. Aftësitë e kufizuara intelektuale mund të shfaqen në çdo moshë. Në varësi të shkallës dhe specifikimit të aftësisë së kufizuar, disa janë të dukshme dhe të dallueshme, ndërsa të tjera mund të identifikohen përmes komunikimit me aplikuesin. Nuk duhet të ngatërrohen aftësia e kufizuar intelektuale dhe analfabetizmi (moszotërimi i arsimit zyrtar ose zotërimi i paktë i arsimit zyrtar për shkrim e këndim).