Në varësi të gjendjes, intervista mund të shtyhet ose të shmanget. Një vlerësim mjekësor mund të tregojë gjithashtu që personi është i gatshëm për t'u intervistuar, por me disa kufizime që duhet të merren parasysh nga autoriteti përcaktues. Këto kufizime duhet të ndiqen në një mënyrë të përshtatshme (logjistikë, konsultim me aktorët përkatës, etj), në përputhje me ligjin dhe praktikën kombëtare.