Në disa situata, shtatzania mund të ndikojë tek deklaratat që paraqet aplikantja. Për shembull, situatat rreth ngjizjes mund të përbëjnë një pjesë të aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare ose deklaratat e aplikantes mund të ngrenë probleme besueshmërie, që mund të shpjegohen nga rrethanat e saj individuale (prejardhja kulturore dhe sociale, etj). Në këto raste mund të nevojiten më shumë pyetje delikate.