Skip to main content

IC5P9

Submitted by ferragi on

Trauma e shkaktuar nga dhuna e përjetuar nga aplikanti mund të ketë ndikim të madh për proceset e kujtesës dhe si rrjedhojë, tek aftësia që ka aplikanti për të risjellë në mendje informacione rreth ngjarjeve të kaluara. Deklaratat mund të mos kenë rend kohor dhe të jenë inkonsistente ose aplikanti mund të shmangë kujtimin e kësaj përvoje si mekanizëm për ta përballuar. Zyrtari përgjegjës duhet të jetë i vetëdijshëm për këta faktorë dhe t'i marrë parasysh për vlerësimin e besueshmërisë kur trajton kontradiktat e mundshme ose mungesën e hollësive.