Zyrtari përgjegjës që merret me fëmijën duhet të vlerësojë interesin më të mirë të fëmijës gjatë të gjithë procesit. Për të vlerësuar interesin më të mirë të fëmijës, duhet të merren saktë parasysh disa faktorë të caktuar, si psh mundësitë e ribashkimit me familjen; mirëqenia e fëmijës dhe zhvillimi social, marrja në konsideratë të veçantë e prejardhjes së fëmijës; konsideratat për mbrojtjen dhe sigurinë dhe pikëpamjet e fëmijës në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj (Neni 23(2) RCD riformulim, Shpjegimi 33 APD i rishikuar).