Shtetet Anëtare do të fillojnë të gjurmojnë anëtarët e familjes së të miturit të pashoqëruar atëherë kur nevojitet, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare ose të tjera relevante sa më shpejt që të mundet pasi të bëhet aplikimi për mbrojtje ndërkombëtare, ndërkohë që mbrohen interesat e tij/saj më të mira. Në rast se mund të ketë kërcënim për jetën ose integritetin e të miturit ose të afërmit e ngushtë të tij/saj, veçanërisht nëse ata kanë mbetur në vendin e origjinës, duhet të bëhet kujdes që mbledhja, përpunimi dhe qarkullimi i informacionit në lidhje me këta persona të kryhet në mënyrë konfidenciale, që të mos rrezikohet siguria e tyre (Neni 24(3) RCD i rishikuar).