Ndalimi i personave të cenueshëm dhe aplikues me nevoja të veçanta të pranimit
1. Shëndeti, duke përfshirë shëndetin mendor, i kërkuesve të ndaluar, të cilët janë persona të cenueshëm, duhet të jetë shqetësimi kryesor i autoriteteve kombëtare.
Në rast të ndalimit të personave të cenueshëm, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë monitorimin e rregullt dhe mbështetjen e duhur, duke marrë parasysh gjendjen e tyre të veçantë, përfshirë edhe shëndetin e tyre.
2. Fëmijët do të ndalohen vetëm si mjeti i fundit pasi është përcaktuar se alternativat e tjera më pak shtrënguese nuk mund të zbatohen në mënyrë të efektshme. Ndalimi i tyre do të zgjasë sa më pak dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për të liruar të miturit e ndaluar dhe për t'i ofruar strehim të përshtatshëm për të miturit.
Interesat më të mirë të fëmijës, ashtu siç parashikohen në Nenin 23(2) do të përfaqësojnë një konsideratë parësore për Shtetet Anëtare.
Kur të fëmijt ndalohen, ata do të kenë mundësinë për t'u angazhuar në aktivitete zbavitëse, duke përfshirë lojëra dhe veprimtari çlodhëse të përshtatshme për moshën e tyre.
3. Të fë e pashoqëruar do të ndalohen vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Të gjitha përpjekjet do të bëhen për të liruar të miturit e pashoqëruar të ndaluar sa më shpejt të jetë e mundur.
Të fëmijët e pashoqëruar nuk do të mbahen në burgje kurrë.
Aq sa është e mundur, fëmij e pashoqëruar duhet të strehohen në institucione të pajisura me personel dhe lehtësira që marrin parasysh nevojat e personave të moshës së tyre.
Kur fëmijët e pashoqëruar ndalohen, Shtetet Anëtare do të sigurohen që ata strehohen ndaras nga të rriturit.
4. Familjet e ndaluara do të gëzojnë strehim të veçantë, i cili privatësi adekuate.
5. Kur kërkues të gjinisë femërore ndalohen, Shtetet Anëtare do të sigurohen që ato strehohen ndaras nga kërkuesit e gjinisë mashkullore, përveç rastit, kur ata janë anëtarë të familjes dhe të gjithë individët e interesuar janë dakord.
Përjashtime nga nënparagrafi i parë përfshijnë edhe përdorimin e hapësirave të përbashkëta për aktivitete zbavitëse ose sociale, duke përfshirë konsumimin e ushqimit.
6. Në raste të justifikuara dhe për një periudhë të arsyeshme, e cila do të jetë sa më e shkurtër që është e mundur, Shtetet Anëtare mund të mos zbatojnë nënparagrafin e tretë të paragrafit 2, paragrafin 4 dhe nënparagrafin e parë të paragrafit 5, në qoftë se kërkuesi ndalohet në pikëkalimin kufitar ose në zonën e transitit, me përjashtim të rasteve të përmendura në Nenin 43 të Direktivës 2013/32/BE.