Ndalimi i personave të cenueshëm dhe aplikues me nevoja të veçanta të pranimit
2. Fëmijët do të ndalohen vetëm si mjeti i fundit pasi është përcaktuar se alternativat e tjera më pak shtrënguese nuk mund të zbatohen në mënyrë të efektshme. Ndalimi i tyre do të zgjasë sa më pak dhe do të bëhen të gjitha përpjekjet për të liruar të miturit e ndaluar dhe për t'i ofruar strehim të përshtatshëm për të miturit.
Interesat më të mirë të fëmijës, ashtu siç parashikohen në Nenin 23(2) do të përfaqësojnë një konsideratë parësore për Shtetet Anëtare.
Kur të fëmijt ndalohen, ata do të kenë mundësinë për t'u angazhuar në aktivitete zbavitëse, duke përfshirë lojëra dhe veprimtari çlodhëse të përshtatshme për moshën e tyre.