Intervista personale
1. Para marrrjes së një vendimi nga autoriteti vendimmarrës, kërkuesit do t'i jepet mundësia e një interviste personale lidhur me kërkesën e tij/saj për mbrojtje ndërkombëtare, e cila do të mbahet me një person kompetent sipas ligjit kombëtar për të kryer një intervistë të tillë. Intervistat personale lidhur me substancën e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare do të kryhen nga personeli i autoritetit vendimmarrës. Ky nënparagraf nuk cenon dispozitat e Nenin 4 (2) (b).
Në qoftë se një numër i madh i shtetasve të vendeve të treta ose personave pa shtetësi paraqesin njëkohësisht kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, duke bërë të pamundur në praktikë që autoriteti vendimmarrës të kryejë intervistat për substancën e çdo aplikimi në kohën e duhur, Shtetet Anëtare mund të lejojnë që personeli i një autoriteti tjetër të jetë përkohësisht i përfshirë në kryerjen e intervistave të tilla. Në raste të tilla, personeli i autoritetit tjetër do të përfitojë paraprakisht nga trajnimi përkatës, i cili duhet të përfshijë elementet e përmendura në Nenin 6(4)(a)-(e) të Rregullores (BE) Nr 439/2010. Personat që kryejnë intervistat personale të kërkuesve në pajtim me këtë Direktivë do të fitojnë gjithashtu njohuri të përgjithshme për problemet që mund të ndikojnë negativisht në aftësinë e kërkuesit për t'u intervistuar, si edhe për treguesit që sugjerojnë se kërkuesi është torturuar në të kaluarën.
Kur një person paraqet një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në emër të personave të varur nga ai/ajo, çdo personi të varur të rritur do t'i jepet mundësia e një interviste personale.
Shtetet Anëtare mund të përcaktojnë në legjislacionin kombëtar rastet, në të cilat një të mituri duhet t'i jepet mundësia e një interviste personale.
2. Intervista personale mbi substancën e kërkesës mund të mos mbahet kur:
(A) autoriteti vendimmarrës mund të marrë një vendim pozitiv lidhur me statusin e refugjatit në bazë të provave të disponueshme; ose
(B) autoriteti vendimmarrës është i mendimit se kërkuesi është i papërshtatshëm ose i paaftë për t'u intervistuar, për shkak të rrethanave të qëndrueshme jashtë kontrollit të tij/saj. Në rast dyshimi, autoriteti vendimmarrës do të konsultohet me një profesionist mjekësor për të përcaktuar nëse kushti që e bën kërkuesin të papërshtatshëm ose të paaftë për t'u intervistuar është i natyrës së përkohshme ose të qëndrueshme.
Në qoftë se intervista personale nuk mbahet në përputhje me pikën (b) ose, kur është e zbatueshme, me personin e varur, përpjekje të arsyeshme do të bëhen për t'i mundësuar kërkuesit ose personit të varur që të paraqesin informacion të mëtejshëm.
3. Në pajtim me këtë Nen, mungesa e një interviste personale nuk parandalon që autoriteti vendimmarrës të marrë një vendim lidhur me aplikacionin për mbrojtje ndërkombëtare.
4. Në pajtim me paragrafin 2(b), mungesa e një interviste personale nuk do të ndikojë negativisht në vendimin e autoritetit vendimmarrës. Në qoftë se një intervistë personale nuk mbahet në përputhje me pikën (b) ose, kur është e zbatueshme, me personin e varur, përpjekje të arsyeshme do të bëhen për t'i mundësuar aplikuesi ose personit të varur që të paraqesin informacion të mëtejshëm.
5. Pavarësisht nga Neni 28 (1), kur Shtetet Anëtare marrin një vendim lidhur me një aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare, ato mund të marrin parasysh faktin që kërkuesi nuk u paraqit në intervistën personale, përveç rasti kur ai/ajo ka pasur arsye të forta për t'u mos paraqitur.