Shkollimi dhe arsimimi i të miturve
1. Shtetet Anëtare duhet t'u japin fëmijëve të aplikuese, si edhe aplikues që janë të fëmijë qasje në sistemin arsimor në kushte të ngjashme me ato që gëzojnë shtetasit e vet për aq kohë sa nuk zbatohet një masë dëbimi kundër tyre apo prindërve të tyre.. Arsimi mund t'u sigurohet në qendrat e strehimit.
Shteti Anëtar në fjalë mund të përcaktojë se qasja në arsim duhet të kufizohet në sistemin arsimor shtetëror.
Shtetet Anëtare nuk do të tërheqin arsimin e mesëm për të vetmen arsye se i mituri ka mbushur moshën madhore.
2. Qasja në sistemin arsimor nuk do të shtyhet për më shumë se tre muaj nga data, në të cilën kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare është paraqitur nga fëmija ose në emër të tij.
Mësime përgatitore, duke përfshirë mësime të gjuhës, do t'u ofrohen të miturve, nëse është e nevojshme, për të lehtësuar qasjen dhe pjesëmarrjen e tyre në sistemin arsimor, ashtu siç përcaktohet në paragrafin 1.
3. Në qoftë se qasja në sistemin arsimor, ashtu siç përcaktohet në paragrafin 1 nuk është e mundur për shkak të situatës specifike të fëmijëve, Shteti Anëtar në fjalë do të ofrojë aranzhime të tjera arsimore, në përputhje me ligjin dhe praktikën e vet kombëtare.