Intervista personale
1. Para marrrjes së një vendimi nga autoriteti vendimmarrës, kërkuesit do t'i jepet mundësia e një interviste personale lidhur me kërkesën e tij/saj për mbrojtje ndërkombëtare, e cila do të mbahet me një person kompetent sipas ligjit kombëtar për të kryer një intervistë të tillë. Intervistat personale lidhur me substancën e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare do të kryhen nga personeli i autoritetit vendimmarrës. Ky nënparagraf nuk cenon dispozitat e Nenin 4 (2) (b).
Në qoftë se një numër i madh i shtetasve të vendeve të treta ose personave pa shtetësi paraqesin njëkohësisht kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, duke bërë të pamundur në praktikë që autoriteti vendimmarrës të kryejë intervistat për substancën e çdo aplikimi në kohën e duhur, Shtetet Anëtare mund të lejojnë që personeli i një autoriteti tjetër të jetë përkohësisht i përfshirë në kryerjen e intervistave të tilla. Në raste të tilla, personeli i autoritetit tjetër do të përfitojë paraprakisht nga trajnimi përkatës, i cili duhet të përfshijë elementet e përmendura në Nenin 6(4)(a)-(e) të Rregullores (BE) Nr 439/2010. Personat që kryejnë intervistat personale të kërkuesve në pajtim me këtë Direktivë do të fitojnë gjithashtu njohuri të përgjithshme për problemet që mund të ndikojnë negativisht në aftësinë e kërkuesit për t'u intervistuar, si edhe për treguesit që sugjerojnë se kërkuesi është torturuar në të kaluarën.
Kur një person paraqet një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në emër të personave të varur nga ai/ajo, çdo personi të varur të rritur do t'i jepet mundësia e një interviste personale.
Shtetet Anëtare mund të përcaktojnë në legjislacionin kombëtar rastet, në të cilat një të mituri duhet t'i jepet mundësia e një interviste personale.