Ekzaminim mjekësor
1. Kur autoriteti vendimmarrës konsideron nevojshme që të vlerësohet aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 4 të Direktivës 2011/95/BE, Shtetet Anëtare do të organizojnë ekzaniminimin mjekësor të aplikuesit, me pëlqimin e tij, me qëllim për të zbuluar shenja që mund të tregojnë pëndjekje ose lëndime të rënda në të kaluarën. Si alternativë, Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që aplikuesi duhet të organizojë një ekzaminim mjekësor të tillë.
Ekzaminimet mjekësore të përmendura në nënparagrafin e parë do të kryhen nga profesionistë mjekësorë të kualifikuar dhe rezultatet e tyre do t'i dorëzohen autoritetit vendimmarrës sa më shpejt që të jetë e mundur. Shtetet Anëtare mund të caktojnë profesionistët mjekësorë që do të kryejnë ekzaminime mjekësore të tilla. Refuzimi i kërkuesit për t'iu nënshtruar një ekzaminimi mjekësor të tillë nuk do të pengojë autoritetin vendimmarrës të marrë një vendimi lidhur me kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare.
Ekzaminimet mjekësore të kryera në përputhje me këtë paragraf do të paguhen nga fonde publike.
2. Në qoftë se nuk kryhet një ekzaminim mjekësor në përputhje me paragrafin 1, Shtetet Anëtare do të informojnë kërkuesit që ata mund, me iniciativën dhe shpenzimet e veta, të organizojnë një ekzaminim mjekësor, me qëllim për të zbuluar shenja që mund të tregojnë pëndjekje ose cënime të rënda në të kaluarën.
3. Rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të referuara në paragrafët 1 dhe 2 do të vlerësohen nga autoriteti vendimmarrës së bashku me elementet e tjera të aplikacionit.