1. Shtetet Anëtare do të marrin të gjitha masat legjislative, administrative, shoqërore dhe arsimore për të mbrojtur fëmijën nga çdo formë të dhunës fizike ose mendore, lëndimit, abuzimit, neglizhimit, trajtimit mospërfillës, keqtrajtimit ose shfrytëzimit, përfshirë abuzimin seksual, ndërsa janë nën kujdesin e prindit/prindërve, kujdestarit ligjor/kujdestarëve ligjorë ose ndonjë personi tjetër, i cili kujdeset për fëmijën.
2. Këto masa mbrojtëse duhet të përfshijnë, sipas rastit, procedura të efektshme për krijimin e programeve sociale me qëllim për të siguruar mbështetjen e nevojshme për fëmijën dhe ata që kujdesen për fëmijën, si edhe për të siguruar forma të tjera të parandalimit, identifikimit, raportimit, referimit , hetimit, trajtimit dhe monitorimit të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, ashtu siç përshkruhen më lart, dhe, sipas rastit, për të siguruar procedurat e ndërhyrjes gjyqësore.