Vlerësimi i nevojave të veçanta të pranimit për persona të cenueshëm
1. Me qëllim për të zbatuar Nenin 21 në mënyrë të efektshme, Shtetet Anëtare do të vlerësojnë nëse kërkuesi është një kërkues me nevoja të veçanta të pranimit. Shtetet Anëtare duhet të tregojnë natyrën e nevojave të tilla.
Ky vlerësim duhet të fillojë brenda një periudhe të arsyeshme kohore pas paraqitjes së kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare dhe mund të integrohet në procedurat kombëtare ekzistuese. Shtetet Anëtare do të sigurojnë zgjidhjen e këtyre nevojave të veçanta të pranimit, në pajtim me dispozitat e kësaj Direktive, në qoftë se ato nevoja bëhen të dukshme në një fazë të mëvonshme të procedurës së azilit.
Shtetet Anëtare do të sigurohen se mbështetja që u ofrohet kërkuesve me nevoja të veçanta të pranimit në pajtim me këtë Direktivë merr parasysh nevojat e tyre të veçanta të pranimit gjatë tërë kohëzgjatjes së procedurës së azilit, duke siguruar edhe monitorimin e duhur të situatës së tyre.