4. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë qasje në shërbimet e rehabilitimit për të miturit që kanë qenë viktimat e çdo forme abuzimi, neglizhimi, shfrytëzimi, torture ose trajtimi mizor, çnjerëzor dhe poshterues, ose që kanë vuajtur në konflikte të armatosura, duke siguruar kujdesin e duhur për shëndetin e tyre mendor, si edhe këshillim të kualifikuar, kurdo qoftë është e nevojshme.