Të miturit e pashoqëruar
1. Shtetet Anëtare duhet të marrin masa sa më shpejt për të siguruar që në përfaqësues të përfaqësojë dhe ndihmojë të miturin e pashoqësuar, me qëllim për të mundësuar ai/ajo të përfitojë nga të drejtat dhe të plotësojë detyrimet e parashikuara në këtë Direktivë. I mituri i pashoqëruar duhet të informohet menjëherë për emërimin e përfaqësuesit. Përfaqësuesi do të kryejë detyrat e tij/saj në pajtim me parimin e interesit më të lartë të fëmijës, ashtu siç parashikohet në Nenin 23(2), duke kryer ekspertizën e nevojshme për këtë qëllim. Për të siguruar mirëqenien dhe zhvillimin social të të miturit, ashtu siç parashikohet në nenin 23(2)(b), personi që vepron si përfaqësues do të zëvendësohet vetëm në rast të nevojës. Organizatat apo individët me interesa që janë ose mund të jenë në kundërshtim me interesat e të miturit nuk janë të pranueshëm si përfaqësues.
Autoritetet e përshtatshme do të kryejnë vlerësime të rregullta lidhur me aspekte të ndryshme, duke përfshirë disponueshmërinë e mjeteve të nevojshme për të përfaqësuar të miturin e pashoqëruar.
2. Që nga momenti kur një i mitur i pashoqëruar pranohet në territorin e Shtetit Anëtar, ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, deri në momentin kur është në detyrë të largohet, i mituri i pashoqëruar do të strehohet:
(a) te të afërm të rritur;
(b) te një familje kujdestare;
(c) në qendra strehimi me lëhtësira të veçanta për të miturit;
(d) në një banesë tjetër të përshtatshme për të miturit.
Shtetet Anëtare mund të vendosin të miturit e pashoqëruar të moshës 16 vjeç ose më shumë në qendra strehimi për kërkues të rritur, në qoftë se kjo është në interesin e tyre, ashtu siç parashikohet në Nenin 23(2).
Aq sa është e mundur, vëllezërit dhe motrat do të mbahen së bashku, duke marrë parasysh interesat më të mirë të të miturit në fjalë dhe, në veçanti, moshën dhe shkallën e tij/saj të pjekurisë. Ndryshimet e vendbanimit të të miturve të pashoqëruar duhen kufizuar në minimum.
3. Shtetet Anëtare do të fillojnë të kërkojnë anëtarët e familjes së të miturit të pashoqëruar sa më shpejt të jetë e mundur pas paraqijtes së kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare ose të organizatave relevante të tjera, nëse është e nevojshme, me qëllim për të mbrojtur interesat më të mirë të të miturit. Në ato raste kur mund të ekzistojë një kërcënim për jetën ose integritetin e të miturit dhe të afërmve të tij/saj, sidomos nëse ata kanë mbetur në vendin e origjinës, duhet pasur kujdes për të siguruar që mbledhja, përpunimi dhe qarkullimi i informacionit lidhur me këta persona kryhet në mënyrë konfidenciale, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e tyre.
4. Ata që punojnë me të mitur të pashoqëruar duhet të kenë kaluar trajnime të përshtatshme dhe të vazhdojnë të trajnohen për nevojat e tyre. Ata duhet të respektojnë rregullat e konfidencialitetit të parashikuara në legjislacionin kombëtar lidhur me ndonjë informacion që ata kanë marrë gjatë punës së tyre.