Të miturit e pashoqëruar
1. Shtetet Anëtare duhet të marrin masa sa më shpejt për të siguruar që në përfaqësues të përfaqësojë dhe ndihmojë të miturin e pashoqësuar, me qëllim për të mundësuar ai/ajo të përfitojë nga të drejtat dhe të plotësojë detyrimet e parashikuara në këtë Direktivë. I mituri i pashoqëruar duhet të informohet menjëherë për emërimin e përfaqësuesit. Përfaqësuesi do të kryejë detyrat e tij/saj në pajtim me parimin e interesit më të lartë të fëmijës, ashtu siç parashikohet në Nenin 23(2), duke kryer ekspertizën e nevojshme për këtë qëllim. Për të siguruar mirëqenien dhe zhvillimin social të të miturit, ashtu siç parashikohet në nenin 23(2)(b), personi që vepron si përfaqësues do të zëvendësohet vetëm në rast të nevojës. Organizatat apo individët me interesa që janë ose mund të jenë në kundërshtim me interesat e të miturit nuk janë të pranueshëm si përfaqësues.
Autoritetet e përshtatshme do të kryejnë vlerësime të rregullta lidhur me aspekte të ndryshme, duke përfshirë disponueshmërinë e mjeteve të nevojshme për të përfaqësuar të miturin e pashoqëruar.