Të miturit e pashoqëruar
2. Që nga momenti kur një i mitur i pashoqëruar pranohet në territorin e Shtetit Anëtar, ku shqyrtohet kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare, deri në momentin kur është në detyrë të largohet, i mituri i pashoqëruar do të strehohet:
(a) te të afërm të rritur;
(b) te një familje kujdestare;
(c) në qendra strehimi me lëhtësira të veçanta për të miturit;
(d) në një banesë tjetër të përshtatshme për të miturit.
Shtetet Anëtare mund të vendosin të miturit e pashoqëruar të moshës 16 vjeç ose më shumë në qendra strehimi për kërkues të rritur, në qoftë se kjo është në interesin e tyre, ashtu siç parashikohet në Nenin 23(2).
Aq sa është e mundur, vëllezërit dhe motrat do të mbahen së bashku, duke marrë parasysh interesat më të mirë të të miturit në fjalë dhe, në veçanti, moshën dhe shkallën e tij/saj të pjekurisë. Ndryshimet e vendbanimit të të miturve të pashoqëruar duhen kufizuar në minimum.