Kërkuesit që kanë nevojë për garanci të veçanta procedurale
3. Shtetet Anëtare do të sigurojnë se, në qoftë se kërkuesit janë identifikuar si kërkues me nevojë për garanci procedurale të veçanta, ata do të gëzojnë mbështetje të përshtatshme, për të mundësuar që ata të përfitojnë nga të drejtat dhe të plotësojnë detyrimet e parashikuara në këtë Direktivë gjatë tërë procedurës së azilit.
Në qoftë se nuk mund të sigurohet mbështetje e përshtatshme në kuadër të procedurave të përmendura në Nenin 31(8) dhe Nenin 43, dhe sidomos në qoftë se Shtetet Anëtare konsiderojnë se kërkuesi ka nevojë për garanci të veçanta procedurale, si pasojë e torturës, përdhunimit ose formave të rënda të tjera të dhunës psikologjike, fizike ose seksuale, Shtetet Anëtare nuk do të zbatojnë ose do të pushojnë të zbatojnë Nenin 31(8) dhe Nenin 43. Në qoftë se Shtetet Anëtare zbatojnë Nenin 46(6) në raste të kërkuesve që nuk mund t'u zbatohen Neni 31(8) dhe Neni 43, në pajtim me këtë nënparagraf, Shtetet Anëtare do të sigurojnë së paku garancitë e parashikuara në Nenin 46(7).