Garancitë për të miturit e pashoqëruar
1. Lidhur me të gjitha procedurat e parashikuara në këtë Direktivë dhe pa cenuar dispozitat e Neneve 14--17, Shtetet Anëtare:
(a) Do të marrin masa sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që në përfaqësues të përfaqësojë dhe ndihmojë të miturin e pashoqësuar, me qëllim për të mundësuar ai/ajo të përfitojë nga të drejtat dhe të plotësojë detyrimet e parashikuara në këtë Direktivë. I mituri i pashoqëruar duhet të informohet menjëherë për emërimin e një përfaqësuesi. Përfaqësuesi do të kryejë detyrat e tij/saj në pajtim me parimin e interesit më të lartë të fëmijës, duke kryer ekspertizën e nevojshme për këtë qëllim. Personi që vepron si përfaqësues do të zëvendësohet vetëm nëse është e nevojshme. Organizatat apo individët me interesa që janë ose mund të jenë në kundërshtim me interesat e të miturit nuk janë të pranueshëm si përfaqësues. Përfaqësuesi mund të jetë edhe përfaqësuesi i përmendur në Direktivën 2013/33/BE-së;
(b) do të sigurojnë që përfaqësuesit i jepet mundësia që të informojë të miturin e pashoqëruar për rëndësinë dhe pasojat e mundura të intervistës personale dhe, nëse është e nevojshme, ta përgatis për intervistën personale. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që një përfaqësues dhe/ose një këshilltar ligjor ose një këshilltar tjetër i pranuar ose i lejuar në pajtim me legjislacionin kombëtar do të jetë i pranishëm në intervistë dhe do të ketë mundësinë të bëjë pyetje ose komente në kornizën e përcaktuar nga personi që e mban intervistën.
Shtetet Anëtare mund të kërkojnë praninë e të miturit të pashoqëruar në intervistën personale, edhe në qoftë se përfaqësuesi është i pranishëm.
2. Shtetet Anëtare mund të mos emërojnë një përfaqësues, në qoftë se i mituri i pashoqëruar do mbushë moshën 18 vjeç mbas gjase para se të merret vendimi i shkallës së parë.
3. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që:
(a) në qoftë se një i mitur i pashoqëruar ka një intervistë personale lidhur me kërkesën e tij/saj për mbrojtje ndërkombëtare, ashtu siç përmendet në Nenet 14-17 dhe 34, intervista do të kryhet nga një person që ka njohuritë e nevojshme për nevojat e veçanta të të miturit;
(b) një zyrtar me njohuritë e nevojshme për nevojat e veçanta të të miturve do të përgatisë vendimin e autoritetit vendimmarrës për kërkesën e të miturit të pashoqëruar.
4. të miturive të pashoqëruar dhe përfaqësuesve të tyre do t'u ofrohet informacion ligjor dhe procedural pa pagesë, ashtu siç parashikohet në Nenin 19, edhe në kohën e procedurës për tërheqjen e mbrojtjes ndërkombëtare të parashikuar në Kreun IV.
5. Shtetet Anëtare mund të përdorin ekzaminime mjekësore për të përcaktuar moshën e të miturve të pashoqëruar, në kuadër të shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare, në qoftë se, pas analizimit të deklaratave të përgjithshme ose treguesve të tjerë të rëndësishëm, Shtetet Anëtare kanë dyshime në lidhje me moshën e kërkuesit. Në qoftë se Shtetet Anëtare kanë dyshime lidhur me moshën e kërkuesit edhe pas kësaj, ata do të supozojnë se kërkuesi është i mitur.
Çdo ekzaminim mjekësor duhet kryer me respekt të plotë për dinjitetin e individit. Ekzaminimet duhet të jenë sa më pak invazive dhe të kryhen nga profesionistët mjekësorë të kualifikuar, për të mundësuar një rezultat sa më i besueshëm të jetë e mundur.
Në qoftë se kryhen ekzaminime mjekësore, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që:
(a) të miturit e pashoqëruar do të informohen, para shqyrtimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare dhe në një gjuhë që ata e kuptojnë ose mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme që e kuptojnë, për mundësinë që mosha e tyre do të përcaktohet përmes një ekzaminimi mjekësor. Kjo përfshin informacion lidhur me mënyrën e ekzaminimit dhe pasojat e mundshme të rezultatit të ekzaminimit mjekësor për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare, si edhe me pasojat e refuzimit të ekzaminimit mjekësor nga ana e të miturit të pashoqëruar;
(b) të miturit e pashoqëruar dhe/ose përfaqësuesit e tyre do të japin pëlqimin e vet për kryerjen e një ekzaminimi mjekësor me qëllim për të përcaktuar moshën e të miturve në fjalë; dhe
(c) vendimi për të refuzuar kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare të paraqitur nga një i mitur i pashoqëruar, i cili ka refuzuar t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor, nuk duhet të bazohet vetëm në këtë refuzim.
Fakti që një i mitur i pashoqëruar ka refuzuar t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor nuk do të pengojë autoritetin përcaktues që të marrë një vendim lidhur me kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare.
6. Interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë paresore për Shtetet Anëtare gjatë zbatimit të kësaj Direktive.
Në qoftë se, gjatë procedurës së azilit, Shtetet Anëtare identifikojnë një person si një i mitur i pashoqëruar, ata mund:
(a) të zbatojnë ose të vazhdojnë të zbatojnë Nenin 31 (8) vetëm në qoftë se:
(i) kërkuesi vjen nga një vend, i cili plotëson kriteret për t'u konsideruar si një vend i sigurt i origjinës në kuptimin e kësaj Direktive; ose
(ii) kërkuesi ka prezantuar një kërkes të mëvonshme për mbrojtje ndërkombëtare që nuk është e papranueshme në përputhje me nenin 40(5); ose
(iii) kërkuesi mund të konsiderohet, për arsye të rënda, si një rrezik për sigurinë kombëtare ose rendin publik të Shtetit Anëtar, ose kërkuesii ka qenë i dëbuar me dhunë për arsye të rënda lidhur me sigurinë publike ose rendin publik sipas ligjit kombëtar;
(b) të zbatojnë ose të vazhdojnë të zbatojnë Nenin 43, në përputhje me Nenet 8 - 11 të Direktivës 2013/33/EU, vetëm nëse:
(i) kërkuesi vjen nga një vend, i cili plotëson kriteret për t'u konsideruar si një vend i sigurt i origjinës në kuptimin e kësaj Direktive; ose
(ii) kërkuesi ka prezantuar një kërkesë të mëvonshme; ose
(iii) kërkuesi mund të konsiderohet, për arsye të rënda, si një rrezik për sigurinë kombëtare ose rendin publik të Shtetit Anëtar, ose kërkuesii ka qenë i dëbuar me dhunë për arsye të rënda lidhur me sigurinë publike ose rendin publik sipas ligjit kombëtar;
(iv) ka shkaqe të arsyeshme për të konsideruar se një vend që nuk është Shtet Anëtar është një vend i tretë i sigurt për kërkuesin, në pajtim me Nenin 38; ose
(v) aplikanti ka mashtruar autoritetet duke paraqitur dokumente të rreme; ose
(vi) kërkuesi ka shkatërruar apo asgjësuar me keqbesim një dokument identiteti ose udhëtimi që do të kishte ndihmuar në përcaktimin e identitetit ose shtetësisë së tij/saj.
Shtetet Anëtare mund të zbatojnë pikat (v) dhe (vi) vetëm në raste të veçanta, kur ka arsye serioze për të konsideruar se kërkuesi përpiqet të fshehë elemente të rëndësishme që kanë të ngjarë të çojnë në një vendim negativ, me kusht që kërkuesit i janë dhënë mundësi të plota , duke marrë parasysh nevojat e veçanta procedurale të të miturit të pashoqëruar, për të treguar arsye të bindshme për veprimet e përmendura në pikat (v) dhe (vi), përfshirë konsultime me përfaqësuesin e tij/saj;
(c) të konsiderojnë kërkesën si të papranueshme në përputhje me Nenin 33(2)(c), në qoftë se një vend që nuk është Shtet Anëtar konsiderohet si vend i tretë i sigurt për kërkuesin, në pajtim me Nenin 38,me kusht se kjo është në interesin më të mirë të të miturit;
(d) të zbatojnë procedurën e përmendur në nenin 20(3), kur përfaqësuesi i të miturit ka kualifikime ligjore në përputhje me ligjin kombëtar.
Pavaresisht Nenin 41, kur Neni 46(6) u zbatohet të miturve të pashoqëruar, Shtetet Anëtare do të sigurojnë së paku garancitë e parashikuara në Nenin 46(7) në të gjitha rastet.