Garancitë për të miturit e pashoqëruar
1. Lidhur me të gjitha procedurat e parashikuara në këtë Direktivë dhe pa cenuar dispozitat e Neneve 14--17, Shtetet Anëtare:...
(b) do të sigurojnë që përfaqësuesit i jepet mundësia që të informojë të miturin e pashoqëruar për rëndësinë dhe pasojat e mundura të intervistës personale dhe, nëse është e nevojshme, ta përgatis për intervistën personale. Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që një përfaqësues dhe/ose një këshilltar ligjor ose një këshilltar tjetër i pranuar ose i lejuar në pajtim me legjislacionin kombëtar do të jetë i pranishëm në intervistë dhe do të ketë mundësinë të bëjë pyetje ose komente në kornizën e përcaktuar nga personi që e mban intervistën.
Shtetet Anëtare mund të kërkojnë praninë e të miturit të pashoqëruar në intervistën personale, edhe në qoftë se përfaqësuesi është i pranishëm.