Garancitë për të miturit e pashoqëruar
5. Shtetet Anëtare mund të përdorin ekzaminime mjekësore për të përcaktuar moshën e të miturve të pashoqëruar, në kuadër të shqyrtimit të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare, në qoftë se, pas analizimit të deklaratave të përgjithshme ose treguesve të tjerë të rëndësishëm, Shtetet Anëtare kanë dyshime në lidhje me moshën e kërkuesit. Në qoftë se Shtetet Anëtare kanë dyshime lidhur me moshën e kërkuesit edhe pas kësaj, ata do të supozojnë se kërkuesi është i mitur.
Çdo ekzaminim mjekësor duhet kryer me respekt të plotë për dinjitetin e individit. Ekzaminimet duhet të jenë sa më pak invazive dhe të kryhen nga profesionistët mjekësorë të kualifikuar, për të mundësuar një rezultat sa më i besueshëm të jetë e mundur.
Në qoftë se kryhen ekzaminime mjekësore, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që:
(a) të miturit e pashoqëruar do të informohen, para shqyrtimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare dhe në një gjuhë që ata e kuptojnë ose mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme që e kuptojnë, për mundësinë që mosha e tyre do të përcaktohet përmes një ekzaminimi mjekësor. Kjo përfshin informacion lidhur me mënyrën e ekzaminimit dhe pasojat e mundshme të rezultatit të ekzaminimit mjekësor për shqyrtimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare, si edhe me pasojat e refuzimit të ekzaminimit mjekësor nga ana e të miturit të pashoqëruar;
(b) të miturit e pashoqëruar dhe/ose përfaqësuesit e tyre do të japin pëlqimin e vet për kryerjen e një ekzaminimi mjekësor me qëllim për të përcaktuar moshën e të miturve në fjalë; dhe
(c) vendimi për të refuzuar kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare të paraqitur nga një i mitur i pashoqëruar, i cili ka refuzuar t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor, nuk duhet të bazohet vetëm në këtë refuzim.
Fakti që një i mitur i pashoqëruar ka refuzuar t'i nënshtrohet kontrollit mjekësor nuk do të pengojë autoritetin përcaktues që të marrë një vendim lidhur me kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare.