Kërkesat e azilit në bazë gjinie
1. Palët do të marrin masat legjislative ose të tjera të nevojshme për të siguruar se dhuna me bazë gjinore ndaj grave mund të njihet si një formë përndjekjeje në kuptimin e Nenit 1, A (2), të Konventës së vitit 1951, lidhur me Statusin e Refugjatëve, dhe si një formë lëndimi të rëndë, duke mundësuar mbrojtje plotësuese/subsidiare.
2. Palët do të sigurojnë që një interpretim i ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore do t'i jepet secilës nga bazat e Konventës dhe, kurdo qoftë përcaktohet se frika e përndjekjes i referohet njërës apo më shumë nga këto baza, kërkuesve do t'u jepet statusi i refugjatit në bazë të instrumenteve të zbatueshme .
3. Palët do të marrin masat legjore apo të tjera të nevojshme për të zhvilluar procedura pranimi dhe shërbime mbështetëse për azilkërkuesit, të cilat janë të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, si edhe udhëzime dhe procedura azili, të cilat janë të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, duke përfshirë edhe përcaktimin e statusit të refugjatit dhe kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare.