Kërkesat e paraqitura në emër të personave të varur apo të miturve
2. Shtetet Anëtare mund të parashikojnë që kërkuesi mund të paraqesë një kërkesë në emër të personave të tij/saj të varur. Në raste të tilla, Shtetet Anëtare do të sigurojnë se të rriturit të varur janë dakord me paraqitjen e kërkesës në emër të tyre. Nëse nuk janë dakord, ata do të kenë mundësinë të paraqesin një kërkesë në emër të vet.
Pëlqimi do të kërkohet në momentin e paraqitjes së kërkesës ose, më së voni, kur kryhet intervista personale me të rriturin e varur. Para se të kërkohet pëlqimi i tij/saj, çdo i rritur i varur do të informohet në mënyrë private për pasojat procedurale relevante të paraqitjes së kërkesës në emër të tij/saj, si edhe për të drejtën e tij/saj të paraqesë një kërkesë individuale për mbrojtje ndërkombëtare.