Kur merret një vendim lidhur me strehimin, Shtetet Anëtare duhet të marrin parasysh interesat më të mirë të fëmijës, si edhe rrethanat e veçanta të çdo kërkuesi, i cili është person i varur, anëtar i familjes ose i afërm, siç janë vëllezërit e mitur të pamartuar/motrat e mitura të pamartuara të pranishme në Shtetin Anëtar.