Fëmijëve që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare duhet t'u sigurohet në kohën e duhur akses për arsimim, me kushte të ngjashme si vetë shtetasit e shtetit pritës. Kjo mund të përfshijë ofrimin e kurseve përgatitore, përfshirë kurset e gjuhës nëse nevojiten për të lehtësuar aksesin dhe pjesëmarrjen e fëmijës në sistemin e arsimit.