Zyrtari përgjegjës duhet t'i kërkojë fëmijës në një mënyrë të përshtatshme për të, që të japë informacion të vlefshëm për familjen e tij/saj. Qëllimi dhe procesi i gjurmimit të familjes duhet t'i shpjegohet fëmijës dhe fëmija duhet të jetë i lirë që të shprehë pikëpamjet e tij/saj për këtë çështje. Pikëpamjet e fëmijës do të merren në konsideratë, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj. Konsiderata kryesore për të vlerësuar nëse duhet të fillojnë apo jo procedurat e gjurmimit të familjes duhet të jetë siguria e fëmijës.