"Tortura nënkupton çdo veprim, me të cilin një person i nënshtrohet qëllimisht dhimbjes së fortë ose vuajtjes psikike dhe mendore, me qëllim për të siguruar informacion nga ai ose një person i tretë ose për ta detyruar që të pranojë diçka. Ajo nënkupton edhe ndëshkimin e tij për një veprim që ai ose një person i tretë ka kryer ose dyshohet që ka kryer, si edhe frikësimin ose detyrimin e tij ose një personi të tretë për ndonjë shkak lidhur me një formë diskriminimi, kur dhimbjet ose vuajtjet e tilla shkaktohen ose nxiten me pëlqimin ose miratimin e një zyrtarit publik ose një personi tjetër që vepron me cilësi zyrtare. Ajo nuk përfshin vuajtjet ose dhimbjet që rrjedhin ose janë karakteristike për sanksione të ligjshme ose që kanë ndodhur aksidentalisht lidhur me sanksione të ligjshme".
Megjithatë, duhet theksuar se, për qëllime të identifikimit të nevojave të veçanta lidhur me procedurën e azilit dhe procesin e pranimit, autori i torturës nuk është relevant, sepse pasojat janë të rënda për individin në çdo rast.
Në bazë të Nenit 1 të Konventës së OKB-së kundër torturës dhe trajtimeve apo dënimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese.