Skip to main content

viktima e trafikimit të qenieve njerëzore

Trafikimi i të rriturve ka tri elemente 1) rekrutimi dhe zhvendosja ose pranimi i një personi, me anë të 2) mashtrimit apo detyrimit, duke e çuar në 3) një situatë shfrytëzimi.
 
Shfrytëzimi përfshin, si minimum, shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual dhe punës ose shërbimeve të detyruara, duke përfshirë lypjen, shfrytëzimin e aktiviteteve kriminale, heqjen e organeve dhe skllavërinë ose praktika të ngjashme me skllavërinë.
 
Çdo fëmijë i rekrutuar, transportuar apo transferuar për qëllime të shfrytëzimit konsiderohet si viktima potenciale e trafikimit, pavarësisht që ata janë të detyruar/mashtruar apo jo. Arsyeja është që konsiderohet se fëmijët nuk mund të japin pëlqimin e vet të informuar.
 
Në bazë të Direktivës 2011/36/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit nga 5 prill 2011 mbi parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të tij, me të cilën zëvendësohet Vendimi Kornizë i Këshillit 2002/629/JHA.