Skip to main content

EUROPEAN UNION AGENCY FOR ASYLUM

MJETI EASO PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA Rreth mjetit Shko te mjeti

Qëllimi kryesor i këtij mjeti është të lehtësohet identifikimi i personave me nevoja të veçanta procedurale dhe/ose të pranimit, në kohën e duhur. Ai mund të përdoret në çdo fazë të procedurës së azilit dhe në çdo fazë të procesit të pranimit. Ky është një mjet mbështetës praktik për zyrtarët e përfshirë në procedurën e azilit dhe pranimit dhe nuk nënkupton njohuri eksperte në fushën e mjekësisë, psikologjisë ose lëndëve të tjera jashtë procesit të azilit.

 

IPSN tool

Submitted by ferragi on
Shënoni treguesit relevantë në bazë të mendimit tuaj. Ky mjet është dizajnuar për t'ju mbështetur, pa nevojë të njohurive eksperte mjekësore ose të tjera. Zgjidhni kategorinë/kategoritë që ju dëshironi të eksploroni më tej.
Nëse ju keni shënuar ndonjë tregues, numri i treguesve relevantë do të paraqitet pranë kategorisë përkatëse. Këtu ju mund të gjeni udhëzime të përgjithshme se si trajtohen nevojat e veçanta të kërkuesit.
Zgjidhni fazën që ju dëshironi ta shqyrtoni. Mjeti EUAA për identifikimin e personave me nevoja të veçanta (Mjeti IPSN) është një mjet mbështetëse në dispozicion të publikut, i cili u destinohet zyrtarëve që vijnë në kontakt me kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare në punën e tyre të përditshme. Ai është zhvilluar në sajë të kontributit të Shteteve Anëtare, EUAA-së, Komisionit Evropian dhe organizatave të ndryshme ndërqeveritare dhe joqeveritare. Ky raport është prodhuar duke përdorur mjetin, sipas mendimit dhe vlerësimit të përdoruesit në bazë të treguesve të zbuluar të mundshëm të nevojave të veçanta. Ai nuk mund të konsiderohet përfundimtar dhe nuk zëvendësojë mendimin e një specialisti, në qoftë se është e nevojshme. EUAA nuk mban asnjë përgjegjësi për rezultatet që rezultojnë nga përdorimi i mjetit. (Https://ipsn.euaa.europa.eu) Identifikimi Treguesit e shënuar Shënimet lidhur me identifikimin Kategoria/kategoritë e zbatueshme Lidhur me këtë kategori Treguesit e nevojave të veçanta Provat e mundshme lidhur me nevojat e veçanta Garancitë e veçanta procedurale/mbështetja në procesin e pranimit Shënimet lidhur me mbështetjen e nevojshme ose e e ofruar Print Referimi në dosje Nxjerrni raportin Të përfshihet përshkrimi i kategorisë? Të përfshihen treguesit? Të përfshihen provat? Të përfshihet lista e kontrollit e masave mbështetëse? Të përfshihen udhëzimet e mëtejshme për masat mbështetëse? Cancel Close Added Fshij Nevojat e veçanta Mbështetje Kombinimet e mundshme me kategori të tjera që ju mund të dëshironi të merrni parasysh Identifikimin e Personave me Nevoja të Veçanta Garanci të veçanta Loading Shihni rezultatet Print/ruaj

Fundi i procedurës së azilit të shkallës së parë

Submitted by ferragi on
Intro

Ky seksion i referohet përfundimit të procedurës së azilit të shkallës së parë. Duhet theksuar se nevojat e veçanta të personit mund të jenë relevante edhe pas përfundimit të procedurës së azilit. Prandaj, në varësi nga rezultatet e procedurës dhe nga praktika kombëtare, ato duhet t'u komunikohen aktorëve relevantë të tjerë.

Paraqitja e kërkesës

Submitted by ferragi on
Intro

Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që njerëzit që kanë bërë një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare do të kenë mundësinë e efektshme për ta paraqitur sa më shpejt të jetë e mundur. Paraqitja e kërkesës është fillimi formal i procedurës së azilit. 

Mbështetja në procesin e pranimit

Submitted by ferragi on
Intro
Seksioni për mbështetjen në procesin e pranimit i referohet kushteve të pranimit, duke përfshirë qasjen në strehim të përshtatshëm, kujdesin shëndetësor, kujdesin psikologjik dhe shërbime të tjera mbështetëse përkatëse sipas nevojave të veçanta të kërkuesit.
 
Nevojat e veçanta të kërkuesit identifikohen më lehtë në kontekstin e pranimit. Kur është e përshtatshme, duhet siguruar që identifikimi dhe vlerësimi i nevojave të veçanta kryhen në kontekstin e pranimit dhe u komunikohen autoriteteve përgjegjëse për procedurën e azilit.