Zyrtari përgjegjës që merret me fëmijën duhet të vlerësojë interesin më të mirë të fëmijës gjatë gjithë procesit. Në vlerësimin e interesit më të mirë të fëmijës, duhet të merren saktë parasysh disa faktorë të caktuar, si psh mundësitë e ribashkimit me familjen; mirëqenia e fëmijës dhe zhvillimi social, marrja në konsideratë të veçantë e prejardhjes së fëmijës; konsideratat për mbrojtjen dhe sigurinë dhe pikëpamjet e fëmijës në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj (Neni 23(2) RCD i rishikuar, Shpjegimi 33 APD i rishikuar).