Shërbimet e ndihmës mund të disponohen për viktimat e trafikimit, në përputhje me praktikën kombëtare. Aty ku ka tregues të trafikimit, individi duhet t'i referohet autoritetit kompetent nëpërmjet mekanizmit kombëtar të referimit. Megjithatë, mund të ketë shërbime mbështetëse shtesë, si psh shërbimet e ndihmës psikologjike, tek të cilat mund të referohen ose të drejtohen viktimat.