Duhet të fillojë gjurmimi i anëtarëve të familjes së fëmijës nëse fëmija nuk është i shoqëruar nga një ose të dy prindërit e tij/saj dhe nëse gjurmimi vlerësohet se është në interesin më të mirë të fëmijës. Për të vlerësuar nëse gjurmimi i familjes është në interesin më të mirë të fëmijës, duhet të merren dhe të konsiderohen pikëpamjet e fëmijës, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj. Konsiderata kryesore për të vlerësuar nëse duhet të fillojnë apo jo procedurat e gjurmimit të familjes duhet të jetë siguria e fëmijës.