Skip to main content

konfidencialiteti (parimi)

Konfidencialiteti i referohet trajtimit te informacionit. Kur informacioni mbahet në mirëbesim dhe, për këtë arsye, është konfidencial, ai mund të ndahet vetëm me organizata të autorizuara dhe në qoftë se lejohet nga legjislacioni kombëtar. Informacioni që mund të ndahet me të tjerët kufizohet në informacion e nevojshëm që ato palë të kryejnë detyrat e veta.  Nëse ligji nuk e lejon, mbajtësi i informacionit do të jetë në detyrë të marrë pëlqimin e individit që të ndajë këtë informacion me një organizatë tjetër (p.sh. informacioni personal që ndahet me një avokat, mjek, psikolog etj. nuk mund t'u zbulohet në përgjithësi palëve të treta pa miratimin e shprehur të klientit/pacientit). Masat për mbrojtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit duhen zbatuar dhe implementuar në trajtimin e informacionit, në përputhje me praktikën kombëtare.