Viktimat e torturës dhe dhunës
1. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që personat, të cilët i janë nënshtruar torturës, përdhunimit apo akteve të tjera të rënda të dhunës, do të përfitojne nga trajtimi i nevojshëm për dëmtimin e shkaktuar nga akte të tilla dhe sidomos që do të kenë qasje në trajim ose kujdes mjekësor dhe psikologjik të përshtatshëm.
2. Ata që punojnë me viktimat e torturës, përdhunimit ose akteve te rënda të tjera të dhunës duhet të kenë kaluar trajnime të përshtatshme dhe të vazhdojnë të trajnohen për nevojat e tyre. Ata duhet të respektojnë rregullat e konfidencialitetit të parashikuara në legjislacionin kombëtar lidhur me ndonjë informacion që ata kanë marrë gjatë punës së tyre.