Kërkesat e paraqitura në emër të personave të varur apo të miturve
3. Shtetet Anëtare do të sigurojnë që i mituri ka të drejtë të bëjë një kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare, qoftë në emër të vet, nëse ai/ajo ka kapacitet ligjor për të vepruar në procedura sipas ligjit të Shtetit Anëtar në fjalë, qoftë nga ana e prindërve të tij/saj ose një anëtari tjetër të rritur të familjes ose një të rrituri përgjegjës për atë, në pajtim me ligjin ose praktikën e Shtetit Anëtar në fjalë, ose nëpërmjet një përfaqësuesi.