Të drejtat e fëmijës
1. Fëmijët kanë të drejtën për mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tyre. Ata mund të shprehin pikëpamjet e veta lirisht. Pikëpamjet e tilla do të merren parasysh në çështjet që lidhen me ta, në pajtim me moshën dhe pjekurinë e tyre.
2. Interesi më i mirë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese në të gjitha veprimet e lidhura me fëmijët, pavarësisht që ato kryhen nga autoritete publike ose institucione private.
3. Çdo fëmijë ka të drejtë të mbajë marrëdhënie personale të rregullta dhe kontakte të drejtpërdrejta me të dy prindërit e tij/saj, përveç rastit kur kjo është në kundërshtim me interesat e tij/saj.