Parimi i përgjithshëm
Shtetet Anëtare do të marrin parasysh situatën e veçantë të personave të cenueshëm, siç janë të fëmijët, fëmijët e pashoqëruar, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, gratë shtatzëna, prindërit e vetëm me fëmijë të mitur, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, personat me sëmundje të rënda, personat me çrregullime mendore dhe personat që i janë nënshtruar torturës, përdhunimit apo formave të tjera të rënda të dhunës psikologjike, fizike ose seksuale, siç janë viktimat e gjymtimit gjenital femëror, sipas ligjit kombëtar për zbatimin e kësaj Direktive.