1. Shtetet Anëtare do të sigurohen që fëmija e aftë të formojë mendimet e veta do të ketë të drejtën për të shprehur lirisht këto mendime në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fëmijën. Mendimeve të tij/saj do t'u jepet rëndësia e duhur në përputhje me moshën dhe pjekurinë e fëmijës .
2. Me këtë qëllim, fëmijës do t'i jepet, në veçanti, mundësia që të dëgjohet në çdo procedurë gjyqësore ose administrative që ka të bëjë me fëmijën, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose nëpërmjet një përfaqësuesi ose një institucioni të përshtatshëm, në përputhje me rregullat procedurale të ligjit kombëtar.