FC13P4
Nevojat mjekësore të personave me nevoja të veçanta, në veçanti të atyre që janë trafikuar, mund të jenë komplekse dhe të përfshijnë si gjendje mjekësore fizike, ashtu edhe gjendje psikologjike.
Nevojat mjekësore të personave me nevoja të veçanta, në veçanti të atyre që janë trafikuar, mund të jenë komplekse dhe të përfshijnë si gjendje mjekësore fizike, ashtu edhe gjendje psikologjike.
Nëse aplikantja nuk ka qenë më parë në kujdesin e shërbimeve mjekësore, ajo duhet të njoftohet ose t'i referohet kujdesit përpara lindjes, në përputhje me praktikën kombëtare.
Nëse nevojitet, referojeni tek ndihma e përshtatshme mjekësore, në përputhje me praktikën kombëtare.
Shtetet Anëtare do të ofrojnë ndihmën e nevojshme mjekësore ose ndihmë tjetër për aplikantët me nevoja të veçanta pranimi, përfshi kujdesin e shëndetit mendor nëse nevojitet (Neni 19(2) RCD riformulim).
Meqenëse vetë fëmijët janë delikatë si natyrë, është shumë e rëndësishme që zyrtari përgjegjës të jetë veçanërisht i kujdesshëm për çdo tregues shtesë të nevojave të veçanta.
Fëmija ka të drejtën të shprehë lirshëm dhe t'i merren në konsideratë pikëpamjet e tij/saj për çështjet që lidhen me të, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tij/saj (Neni 24(1) Karta për të Drejtat Themelore dhe Neni 12 i Konventës për të Drejtat e Fëmijës).
Zyrtari përgjegjës që merret me fëmijën duhet të vlerësojë interesin më të mirë të fëmijës gjatë gjithë procesit.
Mbani parasysh parimin e konfidencialitetit.
Regjistrimi i treguesve dhe/ose nevojave të veçanta të identifikuara është i rëndësishëm për të siguruar përmbushjen e këtyre nevojave. Në përputhje me praktikën kombëtare, këta tregues/nevoja të veçanta duhet t'u komunikohen grupeve të tjera të interesit, që të ndjekin nevojat e veçanta të personit pas përfundimit të procedurës së azilit.
Nëse vendimi jepet personalisht, ai duhet të jepet duke qenë të kujdesshëm për gjininë, duke marrë parasysh prejardhjen kulturore të aplikantit.