FC5P1
Aty ku mundet, duke marrë parasysh rrethanat individuale, përfshi moshën dhe pjekurinë e fëmijës, zyrtari përgjegjës duhet të ofrojë informacion rreth procedurës së azilit dhe të drejtave dhe detyrimeve të fëmijës.
Aty ku mundet, duke marrë parasysh rrethanat individuale, përfshi moshën dhe pjekurinë e fëmijës, zyrtari përgjegjës duhet të ofrojë informacion rreth procedurës së azilit dhe të drejtave dhe detyrimeve të fëmijës.
Shtetet Anëtare sigurojnë që një i mitur ka të drejtë të bëjë aplikim për mbrojtje ndërkombëtare ose për veten e tij/saj, nëse ai/ajo ka cilësinë ligjore për të vepruar në procedura, sipas ligjit të Shtetit Anëtar në fjalë, ose nëpërmjet prindërve të tij/saj ose një të rrituri përgjegjës për të, qoftë sipas ligjit apo sipas praktikës së Shtetit Anëtar në fjalë (Neni 7(3) APD i rishikuar).
Në disa situata, zyrtari i vijës së parë mund të duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet e zbatimit të ligjit, për të garantuar sigurinë e personit dhe mundësisht të ndalojë kundravajtësin.
Në disa situata, zyrtari përgjegjës mund të duhet të kontaktojë menjëherë autoritetet e zbatimit të ligjit, për të garantuar sigurinë e personit dhe mundësisht të ndalojë trafikantin.
Aty ku mundet, duhet të ndiqet Mekanizmi Kombëtar i Referimit dhe udhëzuesi/praktika kombëtare.
Nëse është e mundur në praktikën kombëtare, merrni në konsideratë gjininë e aplikantit dhe/ose preferencën e aplikantit për gjininë e zyrtarit përgjegjës dhe të përkthyesit që do të përfshihen në proces.
Mbani parasysh parimin e konfidencialitetit.
Zyrtarët përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare duhet të njoftohen për treguesit përkatës ose nevojat e veçanta të identifikuara, në mënyrë që t'i marrin parasysh në aspektin e sigurimit që garancitë e veçanta procedurale janë dhënë gjatë procedurës së azilit.
Grupet e interesit përgjegjëse për pranimin dhe akomodimin e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare dhe ata përgjegjës për vlerësimin dhe veprimin sipas nevojave të tyre duhet të marrin informacion rreth çdo treguesi të nevojave të veçanta, me qëllim që të sigurohen që nevojat e tyre po plotësohen.
Regjistrimi i treguesve është i rëndësishëm për t'u siguruar që nevojat e veçanta janë plotësuar gjatë gjithë procedurës, si në lidhje me ndihmën e pranimit, ashtu dhe me garancitë procedurale. Në këtë fazë, zyrtari përgjegjës duhet të jetë në gjendje të mbledhë evidencën dhe të regjistrojë treguesit të nevojave të veçanta të ndryshme që zbulohen menjëherë. Në përputhje me praktikën kombëtare, këta tregues duhet t'u komunikohen grupeve të tjera përkatëse të interesit.