Skip to main content

FC9P1

Submitted by ferragi on

Caktimi i një përfaqësuesi të kualifikuar bëhet për t'u siguruar që interesi më i mirë i fëmijës është marrë në konsideratë dhe është përfaqësuar plotësisht në të gjithë procedurën. Përfaqësuesi duhet të sigurohet që nevojat ligjore, sociale, mjekësore dhe psikologjike të fëmijës të merren në konsideratë në mënyrën e duhur nëpërmjet procedurës së azilit dhe derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për fëmijën. 

FC8P1

Submitted by ferragi on

Në lidhje me shtatzëninë, ekziston mundësia që anëtarët e tjerë të familjes ose personat e tjerë që kanë lidhje me aplikantin, të mos jenë në dijeni për shtatzëninë.  Në rast se informacioni që lidhet me shtatzëninë duhet të ndahet me palët e tjera, përfshirë anëtarët e familjes, zyrtari përgjegjës duhet të kërkojë miratimin e njoftuar të aplikantit.

FC7P4

Submitted by ferragi on

Informacioni duhet të ofrohet në mënyrë të përshtatshme me gjininë dhe kulturën.

FC7P3

Submitted by ferragi on

Në rastin e aplikantëve me çrregullime mendore, zyrtari përgjegjës mund të hartojë plane praktike të ndryshme për të siguruar komunikimin me aplikantin. Në varësi të llojit të çrregullimit mendor dhe shkallës së tij, zyrtari përgjegjës duhet ta përshtatë gjuhën e tij/saj, të bëjë përsëritje, të kushtojë më shumë kohë, etj.

FC7P2

Submitted by ferragi on

Në rastin e aplikantëve të moshuar, zyrtari përgjegjës mund të hartojë plane praktike të ndryshme për të siguruar komunikimin me aplikantin (psh printim me shkronja të mëdha për materialet e shkruara, aparat dëgjimi). 

FC7P1

Submitted by ferragi on

Në rastin e aplikantëve me aftësi të kufizuara, zyrtari përgjegjës mund të marrë masa të ndryshme praktike për të siguruar komunikimin me aplikantin (psh përkthyes në gjuhën e shenjave, printim me shkronja të mëdha për materialet e shkruara). Për aplikantët me paaftësi intelektuale, në varësi të shkallës së paaftësisë, zyrtari përgjegjës duhet të përdorë gjuhë të përshtatur, përsëritje ose mund t'i nevojitet t'i kushtojë më shumë kohë.

FC6P1

Submitted by ferragi on

Në varësi të moshës dhe pjekurisë së fëmijës, informacioni mund t'i ofrohet të rriturit shoqërues. Zyrtari përgjegjës duhet të ofrojë udhëzime për vendin dhe mënyrën e dorëzimit të aplikimeve për mbrojtje ndërkombëtare. Ai/ajo mund të ofrojë informacion të mëtejshëm rreth procedurës së azilit dhe të drejtave dhe detyrimeve të aplikantit. 

FC5P4

Submitted by ferragi on

Në disa raste, përfaqësuesi mund të përfshihet për ofrimin e informacionit për fëmijën e pashoqëruar.

FC5P3

Submitted by ferragi on

Të miturve të pashoqëruar dhe përfaqësuesve të tyre do t'u ofrohet informacion ligjor dhe procedural pa pagesë (Neni 25(4) APD).

FC5P2

Submitted by ferragi on

Sipas praktikës kombëtare, mund të ketë fletushka informacioni ose materiale të tjera (libra me vizatime, materiale video, etj). Zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që gjuha i përshtatet moshës dhe pjekurisë së fëmijës.