Skip to main content

IA3P1

Submitted by ferragi on

Gratë/vajzat shtatzanë pritet që të marrin pjesë në intervistën e tyre personale, por ajo mund të shtyhet nëse janë brenda periudhës së mbrojtur ose kanë vështirësi mjekësore (në përputhje me praktikën kombëtare, mund të kërkohen prova mjekësore).

IA2P3

Submitted by ferragi on

Në rastin kur fëmija është në gjendje të formojë pikëpamjet e tij/saj, atij/asaj do t'i jepet mundësia të dëgjohet. Referojuni praktikës kombëtare.

IA2P2

Submitted by ferragi on

Intervista personale mund të shmanget në rrethana të tjera, për shembull kur mundet që të merret një vendim pozitiv në lidhje me statusin e refugjatit mbi bazën e provave të disponueshme (Neni 14 APD i rishikuar).  

IA2P1

Submitted by ferragi on

Në rastin kur fëmija është në gjendje të formojë pikëpamjet e tij/saj, atij/asaj do t'i jepet mundësia të dëgjohet, ose drejtpërdrejt, ose nëpërmjet një të rrituri shoqërues. Referojuni praktikës kombëtare.

IA1P5

Submitted by ferragi on

Zyrtari përgjegjës mund të ketë nevojë për informacion shtesë për gjendjen e aplikantit, që të mund t'i marrë parasysh nevojat e veçanta të tij/saj gjatë intervistës.

IA1P4

Submitted by ferragi on

Gjithashtu, në përputhje me praktikën kombëtare, zyrtari përgjegjës mund të konsultohet me aktorët përkatës (psh punonjësi shëndetësor, punonjësi social, përfaqësuesi ligjor, etj) në lidhje me aftësinë e aplikantit për t'u intervistuar.

IA1P3

Submitted by ferragi on

Në varësi të gjendjes, intervista mund të shtyhet ose të shmanget. Një vlerësim mjekësor mund të tregojë gjithashtu që personi është i gatshëm për t'u intervistuar, por me disa kufizime që duhet të merren parasysh nga autoriteti përcaktues. Këto kufizime duhet të ndiqen në një mënyrë të përshtatshme (logjistikë, konsultim me aktorët përkatës, etj), në përputhje me ligjin dhe praktikën kombëtare. 

IA1P2

Submitted by ferragi on

Kur ka dyshime, zyrtari përgjegjës mund të konsultohet me një mjek profesionist, në përputhje me praktikën kombëtare. 

IA1P1

Submitted by ferragi on

Në disa raste, aplikanti mund të mos jetë në gjendje të mirë fizike ose nuk mund të intervistohet, për shkak të rrethanave ekzistuese përtej kontrollit të tij/saj (Neni 14(2)(b) APD i rishikuar).

IA16P2

Submitted by ferragi on

Intervistat me personat që kanë pësuar forma të ndryshme dhune mund të jenë veçanërisht të vështira për zyrtarin përgjegjës, për shkak të çështjeve që do të diskutohen gjatë intervistës.