IA7P2
Aplikanti duhet të njoftohet sa më parë të jetë e mundur se kur është planifikuar intervista.
Aplikanti duhet të njoftohet sa më parë të jetë e mundur se kur është planifikuar intervista.
Për të përgatitur intervistën personale mund të përfshihen dhe t'i ofrojnë ndihmë fëmijës aktorë të ndryshëm, përfshirë një punonjës social, ndihmës ligjor, organizata joqeveritare, etj.
Të miturve të pashoqëruar dhe përfaqësuesve të tyre do t'u ofrohet informacion ligjor dhe procedural pa pagesë (Neni 25(4) APD i rishikuar).
Në sistemin kombëtar mund të hartohen plane specifike për ndihmë ligjore për fëmijët, përfshirë fëmijët e shoqëruar. Nëse kjo kryhet, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që fëmija mund të përfitojë realisht nga kjo ndihmë ligjore. Referojuni praktikës kombëtare.
Sipas praktikës kombëtare, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet se aplikantit i është ofruar ndihmë ligjore falas.
Disa aplikantë, në varësi të llojit të çrregullimit mendor, mund të kenë nevojë për ndihmë që të ushtrojnë kapacitetin e tyre ligjor.
Në varësi të praktikës kombëtare, aplikantit mund t'i duhet që të ketë një përfaqësues në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.
Personat me paaftësi intelektuale mund të kenë nevojë për ndihmë, në mënyrë që të ushtrojnë kapacitetin e tyre ligjor. Në varësi të praktikës kombëtare, aplikantit mund t'i duhet që të ketë një përfaqësues në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.
Caktimi i një përfaqësuesi të kualifikuar bëhet për t'u siguruar që interesi më i mirë i fëmijës është marrë në konsideratë dhe është përfaqësuar plotësisht gjatë gjithë procedurës. Përfaqësuesi duhet të sigurohet që nevojat ligjore, sociale, mjekësore dhe psikologjike të fëmijës të merren në konsideratë në mënyrën e duhur nëpërmjet procedurës së azilit dhe derisa të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme për fëmijën.
Konsiderohet praktikë e mirë përcaktimi i një periudhe të mbrojtur përpara dhe pas datës së llogaritur të lindjes, kur intervista nuk është e përshtatshme. Referojuni praktikës kombëtare.