IA13P1
Masat e përshtatshme mund të përfshijnë për shembull veprimet e mëposhtme:
Masat e përshtatshme mund të përfshijnë për shembull veprimet e mëposhtme:
Normalisht, intervista duhet të kryhet pa fëmijën/fëmijët të pranishëm. Si rrjedhojë, në rastin e fëmijëve të mitur, duhet të bëhen plane që për fëmijën të kujdeset dikush gjatë intervistës ose intervista mund të planifikohet në një kohë kur aplikanti të mund të gjejë kujdes të përshtatshëm për fëmijën.
Mbani gjithmonë parasysh nëse prania e një personi tjetër është apo jo në interesin më të mirë të aplikantit.
Aplikantit e rritur duhet të intervistohen veçant.
Në përputhje me praktikën kombëtare, gjatë intervistës aplikanti mund të ndihmohet nga një person tjetër ndihmës, si psh një punonjës social, një mjek, psikolog, etj. Mund të lejohen edhe anëtarët e familjes dhe/ose shokë, në varësi të praktikës kombëtare dhe pas vlerësimit individual të nevojave të personit.
Nëse mundet, sigurohuni që personi ndihmës të njoftohet për rolin e tij/saj përkatës gjatë intervistës.
Në përputhje me praktikën kombëtare, gjatë intervistës fëmija mund të ndihmohet nga një person ndihmës, si psh një psikolog ose një punonjës social. Këto plane do të varen nga praktika kombëtare dhe nga vlerësimi individual i nevojave dhe interesit më të mirë të fëmijës.
Kur të planifikohet koha e intervistës, zyrtari përgjegjës duhet të sigurohet që përfaqësuesi, ofruesi i ndihmës ligjore dhe personat e tjerë ndihmës, nëse ka, të kenë mundësi të jenë të pranishëm gjatë intervistës. Referojuni praktikës kombëtare.
Disa aplikantë, në varësi të llojit të çrregullimit mendor, mund të kenë nevojë për ndihmë për të ushtruar kapacitetin e tyre ligjor. Në varësi të praktikës kombëtare, aplikantit mund t'i duhet që të ketë një përfaqësues në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.
Personat me paaftësi intelektuale mund të kenë nevojë për ndihmë, për të ushtruar kapacitetin e tyre ligjor. Në varësi të shkallës së paaftësisë intelektuale, aplikantit mund t'i nevojitet që të përfaqësohet në procedurën e azilit. Sigurohuni që të jenë marrë masat përkatëse përpara se të vazhdoni me hapat vijues të procedurës.